Lisa Milicaj: Me Plisin e Kosovës-gjatë fjalimit të Presidentit Trump në sallën e Kongresit Amerikan

Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptar ishte e pranishme në Fjalimin e Përvitshëm të Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018.
Ajo udhëtoi në Washington bashkë me bashkëshortin e saj, veprimtarin e njohur Harry Bajraktari dhe kongresistin Eliot Engel e bashkëshorten e tij.
Ky ishte fjalimi i parë për gjendjen e vendit përpara dy dhomave të Kongresit dhe Gjykatës Supreme që mban Presidenti Trump që nga zgjedhja e tij, në nëntor 2016.
Lisa Milicaj, vazjë e dy emigrantëve ka qenë nga mbështetëset e para të Presidentit Trump në komunitetin shqiptar. Madje gjatë fushatës, kandidati republikan e citoi shqiptaro-amerikan në rrjetin Tuiter.
E veçanta e pjesëmarjes së saj ishte vendosja mbi kokë në mes sallës, gjatë Fjalimit të Përvitshëm të Plisin e bardhë të Kosovës si dhe poza duke bashkuar dy pëllëmbat e duarve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.
Lisa Milicaj është gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në një post të pushtetit lokal në veri të Qytetit të Nju Jorkut. (Beqir Sina/Illyria)

Comment

*