Lista Serbe pritet të “kthehet” në Qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 16 maj 2018 – Lista Serbe, ndonëse ishte larguar vetëm nga koalicioni qeverisës, pritet të rikthehet në Qeverinë e Kosovës.

Gazeta Express shkruan se nga burimet e saj ka marrë vesh se partia kryesore serbe në Kosovë do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë “Haradinaj” dhe këtë do ta konfirmojë pas Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkani Perëndimor, që nis sot, në Sofje.

Sipas burimeve të gazetës, ky është “një gjest i vullnetit të mirë” i Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili kosiderohet si “dëshmi që Serbia është në favor të bashkëpunimit rajonal”.

Deklarata e Listës Serbe se tërhiqej nga Qeveria e Ramush Haradinajt, pas arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ishte arrestuar dhe ishte dëbuar nga Kosova, për shkak se nuk e kishte respektuar vendimin e autoriteteve të Kosovës dhe kishte hyrë në Kosovë ilegalisht.

Arrestimi i tij kishte shkaktuar tensione në mes të Serbisë dhe Kosovës. (r.m.)

Comment

*