Llabjani: Korrupsioni pengon investimet e huaja në Kosovë

Londër, 2 tetor 2019 – Rrjeti i bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe përpiqet të ndërtojë një urë lidhëse mes ishullit dhe Kosovës.

Artan Llabjani, kryetar i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe, tha se mërgata shqiptare është shumë mirë e integruar në këtë vend.

“Ka shumë biznese dhe intelektualë që mund të kontribuojnë në bashkëpunimin mes Britanisë dhe Kosovës”, ka thënë ai për televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij, deri më tani shumë shqiptarë të Kosovës janë shumë të suksesshëm në biznes dhe janë të interesuara për të investuar në Kosovë.

“Ka tregime të suksesit, por ka edhe ka pasur dështime. Ne e kemi obligim moral për të investuar në Kosovë”, tha ai.

Llabjani vlerësoi se Kosova ka shumë sfida, ndër të cilat më e rënda është lufta kundër korrupsionit, i cili pengon investimet e huaja.

“Bizneset britaneze bënë analiza. Njëri ndër kushtet është stabiliteti politik dhe korrupsioni. Ndoshta nuk ka shumë korrupsion në territorin shqiptar, por korrupsioni është problematik për bizneset”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*