Lleshaj: Vendimi për uljen e dënimit të Dritan Dajtit – kriminal

Tiranë, 10 shkurt 2019 – Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që Dritan Dajtit, të dënuar për vrasjen e 4 policëve, t’ia zbusë vendimin për burgimin e përjetshëm.

Ministri Lleshaj e konsideron këtë vendim të Apelit si “akt kriminal” të disa gjyqtarëve, që, sipas tij, duhet të ishin “pas hekurave”.

“Gjyqtarët meritojnë të bashkohen pas hekurave me klientët e tyre. Operacioni Forca e Ligjit është vendosur në veprim për të adresuar atentatin që i është bërë drejtësisë. Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e policisë derisa ky vendim të zhbëhet nga Gjykata e Lartë dhe autorët e këtij akti të pa shembull të përballen me ligjin. Persona me profil të lartë kriminal, shumica janë pas hekurave.  Njerëz të çartur, pa fe dhe atdhe po çmenden para parasë së krimit.

Mostrat politike përpiqen ti kthejnë në armë kundër qeverisë këto vendime. I siguroj familjarët e 4 dëshmorëve se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë dhe ligjore në respektim të plotë”, ka thwnw Lleshaj.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, në muajin gusht të vitit 2009: Kastriot Feskajt, Altin Dizdarit, Sajmir Duçkollarit dhe Fatos Xhanit.

Gjykata e Apelit vendosi që Dajti të përfitojë uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të vuajë vetëm 25 vjet burg. (r.m.)

One Response to “Lleshaj: Vendimi për uljen e dënimit të Dritan Dajtit – kriminal”

Read below or add a comment...

  1. juristy dr says:

    kilo eshte drejtesi e partis doc we ”po je’p rezuultayeyve Para”NUK EDHT MIN DREJTESIS I BRENDSHMI QE DIKTOJN DREJTESINE Emzekutivi,bashkimi europjsan largvduarte NBA drejtsia.parlamentti te thrrasi per tigjykin .aj balli ski gjyhateve prokurori superiorsDREJTESIA E PA ANSHME
    Juristyo

Comment

*