Londra shpallet qyteti më i mirë në botë për studentët

Londra është renditur në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët.

Më parë, kompania Quacquarelli Symonds (QS), e specializuar për të dhëna mbi arsimin e lartë, kishte renditur Montrealin dhe Parisin në vendin e parë.

Renditja bazohet në disa faktorë, si: numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.

Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë.

Kompania Quacquarelli Symonds publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë. Krahasimet që përfshijnë pikëpamjet e 50.000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe nga të metat e qyteteve për studentët.

Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, ndërsa gjenden dy vende gjermane, Berlini dhe Mynihu.

Parisi, që për vite të tëra e ka kryesur këtë listë, sivjet është renditur i pesti. (REL)

Comment

*