Lopët dhe korporatat

Kapitalizmi i stilit amerikan: Ti ke dy lopë. E shet njërën dhe blen një dem. Shpejt ke një tufë me lopë.

Burokraci e stilit amerikan: Ti ke dy lopë. Qeveria t’i merr të dyja. Njërën e vret, tjetrën e mjel. Të paguan ty për qumështin që mori nga lopa dhe pastaj qumështin e derdh në kanal.

Një korporatë amerikane: Ti ke dy lopë. E shet njërën dhe tjetrën e detyron të prodhojë qumësht sa për katër lopë. Habitesh kur lopa ngordh nga lodhja.

Një korporatë franceze: Ti ke dy lopë, por je vazhdimisht në grevë sepse dëshiron të kesh tri lopë.

Një korporatë japoneze: Ti ke dy lopë. I rikonstrukton ato që të jenë dhjetë herë më të vogla në madhësi se lopët e zakonshme dhe të prodhojnë 20 herë më shumë qumësht. Pastaj krijon një film me kartona të quajtur Lopkimoni dhe e tregëton atë në mbarë botën.

Një korporatë gjermane: Ti ke dy lopë. Ti i inxhinieron ato që të jetojnë 100 vjet, të hanë vetëm një herë në muaj dhe të mjelin veten.

Një korporatë italiane: Ti ke dy lopë, mirëpo nuk e di se ku janë. Ikën për pushimin e drekës.

Një korporatë ruse: Ti ke dy lopë. I numëron edhe një herë dhe të dalin pesë. I numëron edhe një herë dhe të dalin 42. I numëron përsëri dhe të dalin vetëm 12. Atëhere çohesh dhe hap një tjetër shishe vodka.

Një korporatë zvicerane: Ti ke 5000 lopë. Asnjëra nuk është e jotja. Po t’i u merr para të tjerëve për t’i mbajtur ato.

Një korporatë braziliane: Ti ke dy lopë. Bëhesh ortak me një korporatë amerikane. Shumë shpejt ti ke 1000 lopë ndërsa korporata amerikane ka falimentuar.

Një korporatë indiane: Ti ke dy lopë dhe iu falesh të dyjave.

Një korporatë kineze: Ti ke dy lopë. Ke treqind vetë që i mjelin. Je krenar se zhdukur papunësinë, ke siguruar prodhim të lartë për kokë lope dhe ke arrestuar gazetarin që deshi të shkruante për këtë punë.

Një korporatë në Arkansas: Ti ke dy lopë. Ke rënë në dashuri me atë në të majtë.
(Përktheu: Ruben Avxhiu)

Comment

*