Loriana Kuka e gatshme ta përfaqësojë Kosovën

Prishtinë, 7 nëntor 2016 – Loriana Kuka më në fund do t’i bashkohet ekipit të Kosovës në xhudo, shkruan sot Koha Ditore.

Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se Lorianës, e cila jeton bashkë me familjen në Zvicër, i është lëshuar dekreti që t’i jepet shtetësia e Kosovës.

Loriana Kuka, 19 vjeçare, është mbesa e trajnerit tDriton Kuka, nxënëset e të cilit tashmë i kanë fituar të gjithë titujt e mundshëm në xhudo.

Këtë vit ajo ka shprehur gatishmërinë që ta vazhdojë karrierën në Kosovë, por procesi u shty pak për çështje administrative.

Loriana do të stërvitet në klubin “Ippon” nga Peja, së bashku me xhudistet e mëdha, si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e të tjera. (r.m.)

Comment

*