LSI sfidon Ramën të paraqesë ligjin për ndërprerjen e bixhozit

Deklarata për median e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili
Zoti Vasili tha se problemi është shumë i thjeshtë përsa i takon LSI-së dhe se Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit.

“Të gjitha votat e grupit të LSI-së do të jenë pro mbylljes. Nëse një deputet i vetëm i LSI-së s’do ta votonte ai do të përjashtohej nga grupi”-tha ai.
Vasili shtoi se beson që deri në mbledhjen e parë të parlamentit të janarit, kryeministri Edo Rama do t’i bëjë bashkë të gjitha votat e grupit të PS-së.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili, i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me ligjin e lojërave të fatit. I pyetur se çfarë opinioni ka lidhur me këtë ligj dhe pamundësisë për të pasur maxhorancë, që z. Rama ka thënë për të zgjidhur këtë çështje, z. Vasili është shprehur se problemi është shumë i thjeshtë sa i takon LSI-së.
“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen. Problemi është shumë i thjeshtë përsa i takon LSI-së. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI-së do të jenë pro mbylljes”, – u shpreh z. Vasili, duke shtuar se nëse një deputet i vetëm i LSI-së nuk do ta votonte këtë vendim, ai do të përjashtohej nga grupi.
“Në qoftë se një deputet i vetëm i LSI-së nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtari i grupit të LSI-së që nuk voton do të bëhej anëtar i bixhozit. Besoj që deri në mbledhjen e parë të parlamentit në janar, z. Rama do t’i bëjë bashkë të gjitha votat e grupit të PS-së. Në pak javë i japim pra fund një herë e mirë problemit të bixhozit”, – deklaroi Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili.

Comment

*