Luftëtarët e Ndeshjeve të Lira janë brengosur nga padrejtësia e gjykimit në K.Europian

“Reflektimi nga sportistë si dhe stafi mbështetës i ekipit, gjatë të gjithë kohës ishte dëshmia për profesionalizëm dhe përfaqësim me dinjitet”-tha presidenti i FSHNL-së, Arjan Rizaj

Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira, tha se ishte e zhgënjyer dhe e hidhëruar nga gjykimi në Kampionatin Europian.

FSHNL thotë se pjesëmarrjen e Kampionatit Europian zhvilluar në Sofje Bullgari 27 mars-3 prill e mbyllëm me dinjitet dhe me kokën lart.

Por, presidenti Arjan Rizaj, efektiv “Komando” i ushtrisë së Shqipërisë, tha se “fatkeqësisht gjyqtaria ndërkombëtare na hoqi pa merituar gjithë atë sakrificë të sportistëve që përfaqësuan flamurin tonë kombëtar”.

“Reflektimi nga sportistë si dhe stafi mbështetës i ekipit, gjatë të gjithë kohës ishte dëshmia për profesionalizëm dhe përfaqësim me dinjitet”-shtoi ai.

Sipas presidentit Rizaj, sportistët shqiptarë “u treguan superiorë në këtë aktivitet të pasqyruar si nga filmimet dhe fotot”.,

“Ndërhymë dhe kërkuam të drejtën tonë, por pavarësisht notës së protestës deri te autoriteti më i lartë Presidenti IMMAF nuk është se u ndryshuan vendimet e padrejta!”-tha ai.

Për Rizajn, “si duket “mbajtjet” me vendimet njëanshme kundër të ashtuquajturave “vendeve të vegjël” na ndëshkoj pa të drejtë”.

“Por, – vijoi ai, – për çudi e pamë që u reflektua në këtë organizim europian ku pjesëmarrës ishin 28 shtete”

Padrejtësisht, FSHNL tha se ia ndaluan në gjysëmfinale sportistin Florian Floris Doskja dhe në çerekfinale Ermal Hadribeaj, në të dy rastet kundër sportistëve nga Irlanda.

“I nxisim sportistët dhe jam më shumë se optimist për të ardhmen pavarësisht se na eleminuan nga gara pa të drejt,personaliteti ynë dhe niveli i lartë i luftëtarëve tanë nuk qe në asnjë moment në dyshim, shkruaji presidenti Rizaj.

“Duhet të punojmë edhe më fort të gjithë klubet dhe sportistët për të shikuar përpara dhe rezultat nuk do të na mungojnë pasi po përballemi me më të mirët dhe me superioritet”-shtoi ai.

“Ndeshjet e Lira” janë ndërthurje e sporteve luftarakë dhe arteve marciale në një të vetëm.

###

MMA/ Kuqezinjtë braktisin Evropianin në gjysëmfinale. Gjyqtarët ishin të “blerë”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kampionatin Evropian të MMA-së që po zhvillohet në Bullgari këto ditë. Në ndeshjet gjysëmfinale sportistët shqiptarë, vetëm një hap larg finales janë penalizuar haptazi dhe në kundërshti me të gjitha rregullat nga gjyqtarët e ndeshjeve. Në të dyja ndeshjet kundërshtarët që janë favorizuar kanë qenë irlandezë. Të ndodhur në të tillë situatë, shqiptarët janë detyruar të braktisin Kampionatin Evropian të Arteve Luftarake të Kombinuara.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës së MMA-së, Arjan Rizaj, i cili ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet dhe ka treguar për Konica.al të gjithë situatën. Ai bën me dije se e ka ndjekur këtë situatë nga afër dhe se ka grumbulluar të gjitha faktet me foto dhe video, fakte që tregonin haptazi që gjyqtarët ishin të blerë nga kundërshtarët. Këtë ngjarje ai e ka reflektuar dhe te presidenti i Federatës Botërore, me anë të një note proteste për të ndryshuar rezultatin, pasi gjykimi i gjyqtarëve ishte dukshëm i njëanshëm në dëm të sportistëve tanë. Por, mesa duket lobingjet e federatave të mëdha kanë penguar që ky rast të merrej parasysh.

Të ndodhur përpara kësaj situate, sportistët shqiptarë janë larguar nga aktiviteti në shenjë proteste. “Dje kemi mbyllur pjesëmarrjen tonë në Kampionatin Evropian në Sofje me kokën lart. Gjatë gjithë kohës, sportistët dhe stafi mbështetës i ekipit tonë tregoi profesionalizëm dhe përfaqësim me dinjitet, fatkeqësisht gjyqtaria ndërkombëtare na eliminoi, duke na përbuzur gjithë këtë sakrificë. Këtë situatë ia bëmë të ditur edhe presidentit të IMMAF, por nuk është se u ndryshuan vendimet e padrejta. Të qenurit pjesë e të ashtuquajturave “federatë e vogël” na ndaloi në gjysëmfinale” – ka cituar ai.

Me gjithë pengesat e shumta dhe me paragjykimin “federatë e vogël”, kuqezinjtë arritën të tregojnë superioritet, duke arritur deri në gjysëmfinale. Shqipëria u përfaqësua në këtë aktivitet me dy sporistë cilësorë si Floris Doskja dhe Ermal Hadribeaj, të cilët janë kthyer në viktima të gjyqtarisë së dobët.

Me gjithë indinjatën ndaj situatës, Rizaj ka inkurajuar sporistët e tij dhe u ka kërkuar atyre që të vazhdojnë të stërviten për të dhënë më të mirën e tyre. “Megjithëse na eliminuan nga gara, gjej rastin t’i inkurajoj të gjithë sportisët dhe të jemi optimistë për të ardhmen. Duhet të punojmë dhe me fortë me të gjithë klubet dhe sportistët për të ecur përpara dhe tilla raste nuk duhet të na pengojnë në objektivat tonë”- ka mbyllur  deklarën e tij presidenti i MMA-së kuqezi, Arjan Rizaj.

Comment

*