Luftëtarët shqiptarë e zhvillojnë kampionatin e 6-të në Vlorë

E drejtuar nga efektivi “Komando” i ushtrisë së Shqipërisë, Arjan Rizaj, MMA kujton Ermal Hadribeajn si dy herë kampion i Ballkanit

Denion Ndrenika

E drejtuar nga efektivi “Komando” i ushtrisë së Shqipërisë, Arjan Rizaj, Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira që përfshin luftimet me disiplinat e arteve marcialë, e organizon “Albanian Gladiator 6” në Vlorë.

Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira MMA me organizimin e 6-të me radhë mbetet me simbolin e arritjeve historike të luftëtarit Ermal Hadribeaj.

“Prezantojm Gladiator-6 në qytetin Bregdetar Bashkia Vlore Albania #lungomarja13GUSHT ora 19 00 #DUELENEKAFAZ nën kujdesin e Bashkis se Vlores dhe Kryetarit z.Dritan Leli edicioni i -6-të, do të jete dhe një mundesi për shume sportist të rinjë që nëpërmjet pjesmarjes ne konkurs e krijojn përvojën e duhur për të ardhmen, ju mirpresim të gjithëve të na mbështesni!”-njoftoi federata në fejsbuk.

E drejtuar nga efektivi “Komando” i ushtrisë së Shqipërisë, Arjan Rizaj, MMA kujton Hadribeajn si dy herë kampion i Ballkanit.

Hadribeaj është sportisti i parë shqiptar në ranglistën amatore me vendin e 4-t në Europë me rekord 13 ndeshje 11 fitore, 10 me nokaut, 1 me pikë dhe 2 humbje me pikë.

Federata thotë se në bazë të projektit dhe arritjeve të Hadribeajt për një periudhe dyvjeçare, kërkon kundërshtar për t’u ndeshur për Brez në peshën 75 kilogram.

Kundërshtari sfidues duhet të ketë përvojë ndërkombëtare me jo më pak se 8 ndeshje MMA të zhvilluara.

Ndeshjet e Lira përfshijnë luftimet me disiplinat e arteve marcialë si dhe në kafaz.

 

Comment

*