Luka, një tjetër polic shqiptaro-amerikan në Yonkers

Njё tjetёr polic shqiptaro-amerikan nisi shёrbimin nё policinё e Shtetit, nё Yonkers nё shtetin e Nju Jork-ut. Ai ёshtё Luke Kusick. Luka pёrfundoi studimet nё Akademinё e Policisё dhe pas graduimit nisi shёrbimin nё radhёt e policisё nё shtetin e Nju Jork-ut. Luka nuk ёshtё i vetёm oficer policie nga trungu i familjes sё tij. Ai vjen nga nje familje oficerёsh tё policisё: Victoria dhe Timothy Kusick, prindёrit e tij, janё oficerё policie. Pёrvoja dhe trashёgimia janё mё tё hershёm; edhe vёllai i nёnёs sё Lukёs,Victoria, Peter Vataj, ёshtё nga tё parёt oficerё tё policisё tё shtetit tё Nju Jork-ut, njё dedektiv tepёr i vlerёsuar dhe me pёrvojё.

Komuniteti shqiptar i uron Lukёs shёrbim tё sukseshёm dhe i dёshiron atij sukses nё detyrёn nё shёrbim tё qytetarёve ameirkanё. Elton Shametaj, oficer i policisё sё Nju Jork-ut,dhe aktivist i njohur pёr komunitetin shqiptar,tha se ndjehet i gёzuar qё po shtohen radhёt e policivё shqiptarё. Ai tha se Shoqata e policёve shqiptaro-Amerikanё i uron sukses Lukёs dhe shpreson se ai do ta cojё mё tej traditёn familjare.

Po ashtu edhe shoqata “Illyrian Society of Law Enforcement” e uron oficerin e ri dhe i dёshiron atij mirёseardhjen nё radhёt e policisё. Tash numri i policeve shqiptare ne Yonkers eshte i ndjeshem.

Federata Vatra e uron policin shqiptaro-amerikan duke i dёshiruar atij dhe tё gjithё policёve shqiptaro-amerikanё, suksese nё detyrё. Komuniteti shqiptar mburret me policёt shqiptaro-amerikanё, tё cilёt kanё krijuar edhe shoqatat e tyre dhe ndjehen pranё komunitetit nga vijnё. (Ribotuar nga gazeta “Dielli”)

Comment

*