Lule dhe ngushëllime për McCain nga Vietnami

Nga Ruben Avxhiu

Nuk ka ngjarje më domethënëse, mes atyre që kanë shoqëruar vdekjen e Senatorit John McCain sesa nderimi që po i bëhet në Vietnam, vendi ku shkoi për të luftuar dhe mbeti rob lufte për më shumë se 5 vjet.
Megjithë vuajtjet e mëdha fizike në burgun e Vietnamit, McCain ka luajtur një rol të dorës së parë në procesin e ripajtimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit.
Në një përmbysje raportesh si ato që njeriu i sheh vetëm në filma, ish-i burgosuri John McCain dhe drejtorit i burgut të tij ish-koloneli Tran Trong Duyet, punuan së bashku që të afronin dy vendet dikur armike.
“Krijova respekt për karakterin e tij që kur ishte i burgosur. Më vonë kur punuam bashkë për të promovuar marëdhëniet amerikano-vietnameze, më hyri shumë në zemër”, tha ai për jë agjenci lajmesh në Vietnam.
Një radhë e gjatë njerëzish kanë shpehur ngushëllimet e tyre në Ambasadën amerikane në Hanoi dhe pranë një monumenti pranë Liqeni Truc Bach, ku është rrëzuar avioni i tij. Shumë civilë vietnamezë humbën jetën në luftën civile të vendit ku u përfshinë edhe amerikanët. Ushtarët amerikanë të kapur rob gjithashtu vuajtën tortura të tmerrshme. Port ë dy vendet, sot janë aleate dhe bashkëpunojnë në të gjitha fushat.
“Ai ishte një luftëtar po edhe një njeri i paqes”, tha Ambasadori Amerikan Daniel Kritenbrink për Senatorin McCain.
Për ripajtimin e Vietnamit me SHBA-në, McCain bashkëpunoi me rivalin dhe kolegun e tij, shokun e armëve të Luftës në Vietnam, ish-Senatorin Demokrat John Kerry.
Mes figurave vietnameze që nderuan senatorin amerikan me homazhet e tyre ishin edhe kryeministri Nguyen Xuan Phuc dhe kryeparlamentarja Nguyen Thi Kim Ngan që i dërguan mesazhe ngushëllimi familjes së McCain dhe udhëheqësve të Senatit. Ndërsa, ministri i Jashtëm Pham Binh Minh vizitoi ambasadën amerikane dhe la një mesazh në librin e posaçëm të ngushëllimeve.
Pham Gia Minh, një biznesmen 62 vjeçar që gjthashtu nënshkroi librin e ngushëllimeve tha se kishte parë me sytë e tij civilët e vrarë nga bombardimet amerikane duke përfshirë edhe Bombardimin famëkeq të Krishtlindjeve mbi Hanoi, në 1972. Mirëpo ai tha se e admironte senatorin McCain për punën e tij për të kapërcyer vështirësitë e të kaluarës.
“Lufta ka humbje dhe vuajtje, po komb trim ka vullnetin që të shkojë përpara e të shikojë nga e ardhmja. Populli vietnamez e kishte këtë vullnet dhe John McCain e kishte këtë vullnet…. Të dy palët e kemi vullnetin për të kapërcyer të kaluarën e dhimbshme për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritur”. (Sipas reportazhit nga AP)

Comment

*