Lum Rexhepi kalon te “Go Ahead Eagles”, në Holandë

Prishtinë, 10 shkurt 2017 – Edhe një futbollist kosovar i bashkohet elitës së futbollit në Holandë.

Klubi “Go Ahead Eagles” e ka konfirmuar transferimin e mbrotjësit 24 vjeçar, Lum Rexhepi, transmeton Koha.net.

Rexhepi ka nënshkruar kontratë një vit e gjysmë, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Lumi është një lojtar i fuqishëm, pozitiv dhe agresiv”, është shprehur menaxheri teknik, Dennis Bekking.

Ish-futbollisti i HJK Helsinkit është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Go Ahead Eagles.

“Ekstremisht jam i lumtur të vazhdoj karrierën te Go Ahead Eagles”, ka shkruar Lum Rexhepi në Twitter. (r.m.)

Comment

*