“Ma vrau para syve”, dëshmia e motrës së Arielës në polici

Pas vrasjes së Ariela Muratit motra e saj ka dhënë dëshminë në polici duke thënë “ma vrau ai plehra, ma vrau para syve. S’e dinim që kishte ardhur në Tiranë”. Sipas dëshmis së saj 23 vjeçari Aldison Belulaj që i kërkonte lidhje e kishte kërcënuar më para.

Ajo ka treguar se nuk kishte bërë ndonjë ankesë në polici pas kërcënimit të marrë nga Belulaj.

“Ai e kërcënoi duke i thënë se ti nuk ke për të marrë asnjë njeri tjetër përveç meje, e kapi për krahu dhe më pas e qëlloi. Ma vrau ai plehra, ma vrau para syve,” kishte thënë motra e Arielës për policinë.

Ariela Murati ishte në shoqërinë e motrës së saj dhe të kushërirës në momentin kur ka hasur në rrugë 23-vjeçarin, Aldison Belulajn, përpara Universitetit të Mjekësisë, ditën e djeshme në datën 21 Janar, ky i fundit e qëlloj me pistoletë 21 vjeçaren duke e lënë të vdekur. Pas krimit, Aldison Belulaj ka qëlluar veten me pistoletë në kokë duke tentuar të vrasë veten. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në QSUT.

Shqiptarja.com

Comment

*