Macron i kërkon Kurtit heqjen e taksës, shpreh gatishmërinë të ndërmjetësojë

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i ka ardhur edhe një kërkesë për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës e Herecegovinës.

Ajo ka arritur në zyrën e Kurtit nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes ambasadores franzeze në Kosovë, Marine Christine Butel.

Mediat franceze raportojnë se Presidenti Macron francez është shprehur i gatshëm që, menjëherë pas heqjes së taksës, të organizojë një samit Kosovë-Serbi, së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell”, ka shkruar Macron.

Presidenti francez ka thënë se heqja e taksës nga Kosova dhe ndërprerja e fushatës së Serbisë kundër njohjeve të Kosovës janë parakushte për vazhdimin e dialogut.

“Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: largimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe ndërprerjen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar presidenti i Francës, në letrën dërguar Kurtit. (r.m.)

Comment

*