Macron zgjidhet President i Francës, Le Pen e pranon humbjen

Paris, 7 maj 2017 – Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe ja ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

“Francezët sot e zgjodhën pressdentin e ri dhe me votën e tyre e zgjodhën vazhdimësinë. Unë ia uroj fitoren dhe suksese, Emmanuel Macronit. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, është shprehur Le Pen, citon Radio Evropa e Lirë.

Ajo ka thënë se do ta vazhdojë betejën e saj politike nga opozita.

Votuesit në Francë sot kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. (r.m.)

Comment

*