Majlinda Kelmendi bëhet për herë të tretë Kampione e Evropës

Nora Gjakova e fitoi medaljen e brionztë të Kampionatin Evropian në Varshavë, Poloni.

 

Varshavë (Poloni), 20 prill 2017 – Majlinda Kelmendi e ka fituar edhe një herë titullin e kampiones së Evropës

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë titull për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Kampionia evropiane, botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, në finalen e madhe e mposhti rusen Alesya Kuznetsova, me Ippon.

Xhudistja kosovare e eleminoi në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos. Rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë, në rrethin e dytë e mundi britaniken Chelsie Giles, kurse në rrethin e tretë e mundi zviceranen Evelyne Tschopp.

Ndërkaq, xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Gjakova e mposhti bullgaren Ivelina Ilieva për të siguruar të bronztën në kategorinë deri 57 kilogramë.

Ajo fitoi me Ippon përballjen me Ilievan./Gazeta Express/

Nora Gjakova e bronztë në Poloni

Comment

*