Majlinda Kelmendi e humb rastin ta kthejë titullin kampione e botës

Budapest, 28 gusht 2017 – Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, e ka humbur rastin të luftojë për titullin e kampiones botërore në kategorinë e saj.

Në duelin gjysmëfinal të Kampionatit Botëror të Xhudos, në Budapest, ajo ka humbur nga japonezja Ai Shishime.

Majlinda Kelmendi tani ka mundësi të garojë për medaljen e bronztë të këtij kampionati.

Para fillimit të Kampionatit Botëror në Budapest, Majlinda Kelmendi u shpall “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. (r.m.)

Comment

*