Majlinda Kelmendi fiton edhe një medalje të artë

Abu Dhabi, 24 tetor 2019 – Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Grand Slam-in e xhudos në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në duelin final në kategorinë deri në 52 kilogramë, Kelmendi e ka mposhtur italianen Odette Giuffrida.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i përfaqësueses kosovare të xhudos, Driton Kuka, në një postim në rrjetin social, Facebook.

“Sot po festojmë me të artën!”, ka shkruar Kuka.

(r.m.)

Comment

*