Majlinda Kelmendi ia sjell Kosovës medaljen e dytë të artë nga Tashkenti

Prishtinë, 9 nëntor 2018 – Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit, duke ia sjellë Kosovës medaljen e dytë të artë në këto gara.

Lajmin e ka kumtuar Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një ppostimi të rrjetin social në Twitter.

“Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Çmimin e Madh të Judo në Tashkent 2018. Urime për Majlindën dhe xhudon Kosovare, dy të arta për sot!”, thuhet në komunikatën e Komitetit Olimpik të Kosovës. (r.m.)

Comment

*