Majlinda Kelmendi operohet me sukses, rehabilitohet në Slloveni

Prishtinë, 15 shtator 2017 – Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, i ka operuar me sukses ligamentet e këmbës.

“Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoi Ligamentin Kryqëzor me sukses”, ka shkruar trajneri i Majlindës, Driton Kuka, në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses të plotë dhe për këtë ai e ka falënderuar Doktor Florinin.

“Disponimi i saj pas operimit është i mirë, si në foto, dhe dhashtë Zoti të tejkalojë sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt! Rehabilitimin do ta vazhdojë në Slloveni, tek njeriu që e kishte rehabilituar edhe herën e parë për gara, Mitja Braçiç!

Kuka ka treguar se Majlinda e kishte lënduar ligamentin kryqëzor në Kampionatin Botëror në Budapest. (r.m.)

Comment

*