Majlinda Kelmendi plasohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Budapest, 29 gusht 2017 – Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi ka vazhduar rrugëtimin për kthimin e titullit të kampiones së botës.

Në të tetën e finales të Kamionatit Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest, ajo e ka mposhtur italianen Odette Giuffrida, ndërsa në çerekfinale ajo e ka mposhtur Amandine Buchard.

Në gjysmëfinale, Majlinda pritet të përballet me fituesen e duelit Natalia Kuziutina nga Rusia dhe Ai Shishime nga Japonia.

Xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, është mposhtur në çerekfinale nga izraelitja Gili Cohen. (r.m.)

Comment

*