Majlinda Kelmendi stoliset me ar në Gjermani

Dusseldorf (Gjermani), 22 shkurt 2019 – Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit. Ajo ka dominuar absolutisht ndaj kundërshtareve të saj

Kjo është medalja e dytë e artë e Majlinda Kelmendit në vitin 2019. Ditë më parë ajo e fitoi medaljen e artë edhe në Grand Prix të Tel Avivit.

Në duelin final, kampionia olimpike e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren, në duelin gjysmëfinal e ka mundur xhudisten italiane Odette Giuffrida, kurse në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten koreane, Bokyeong Jeong.

Në duel me xhudisten koerane Majlinda ishte duke humbur me rezultat teknik, mirëpo, afër fundit të duelit, ajo u tregua shumë e fortë për kundërshtaren e saj.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane e ka mposhtur xhudisten braziliane, Eleudis Valentim, ndërsa në rrethin e dytë ka triumfuar ndaj xhudistes gjermane, Verna Thumm.

Meçet e rrethit të dytë dhe të tretë, Kelmendi i ka fituar me Ippon, ndërsa rrethin e parë e ka kaluar pa luftë. (r.m.)

Comment

*