Mali i Zi e kundërshton nismën për “mini-Schengenin ballkanik”

Podgoricë, 12 nëntor 2019 – Ministrja e Ekonomisë në Mal të Zi, Dragica Sekuliq, ka thënë se iniciativa “mini-Schengenin ballkanik” do të ishte një humbje energjie. Ajo ka thënë se Mali i Zi ka kohë tashmë që i ka apur kufijtë dhe i ka hequr barrierat tregtare për fqinjët e vet.

Sekuliq ka thënë se Mali i Zi është anëtar i CEFTA-s që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në Ballkanin Perëndimor.

“Unë i kuptoj iniciatorët. Këto janë vende që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, ndoshta kanë nevojë për iniciativë të re për të bërë atë që e ne e kemi bërë prej kohësh”, ka thënë ajo.

Sekuliq ka shtuar se qytetarët e Malit të Zi mund të udhëtojnë me karta identiteti në çdo vend të rajonit, përveç Kroacisë. (r.m.)

Comment

*