Malta garon në JuniorEurovision me këngën e Florent Boshnjakut (video)

Prishtinë, 28 tetor 2016 – Kënga e kompozuar nga Florent Boshnjaku për Maltën në Eurovisionin e fëmijëve, është lansuar në Youtube.

“Parachute” e kënduar nga Christina Magrin, është kompozuar nga Florent Boshnjaku.

Kompozitori kosovar ka bërë të ditur se këngën e tij e këndon këngëtarja 13-vjeçare Christina Magrin, të cilën e vlerëson shumë të talentuar.

“Këtë vit Malta do të paraqitet në JuniorEurovision me këngën time e cila fitoi konkursin të përfaqësojë këtë vend shumë të bukur. Kënga quhet ‘Parachute’ dhe këndohet nga këngëtarja 13-vjeçare super e talentuar Christina Magrin”, ka shkruar Boshnjaku në Facebook.

Ai ka kujtuar se Nagrin ka interpretuar shkëlqyeshëm këngën e tij “Suus”, me të cilën ishte përfaqësuar Shqipërina në Eurovision, në interpretim të këngëtares kosovare Rona Nishliu. (r.m.)

 

Comment

*