Manhattani u vesh kuq e zi nga shqiptarët e Diasporës amerikane

Nga Keze Kozeta Zylo

Sot, në Manhattan, shqiptarët e Diasporës amerikane parakaluan me krenari në kryeqendrën e botës, Manhattan në rrugën Amerika. Duket sikur po bëhet një ritual vjetor, një ritual shqiptar që ndez Manhattanin me gradaçielat qiellgërvishtëse kuq e zi dhe kjo organizohet me patriotizëm dhe vullnet të mire nga Rënjët shqiptare me president z.Marko Kepi, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Nick Beqi i cili është n/kryetar i organizatës dhe bordi drejtues.
Pjesëmarrësit vinin grupe grupe më së shumti me veshjen kuq e zi, flamujtë shqiptarë dhe amerikanë që i valëvisnin krenar përgjatë rrugës “Amerika”.
Aktivitetin dhe prezantimin për përshëndetjet nga personalitete shqiptare dhe amerikane i moderoi gazetarja e talentuar Kozeta Turishta. Parada shqiptare tha z.Marko Kepi, sivjet i përkushtohet UCK-s e cila luftoi burrërisht me armë në dorë për të çliruar Kosovën e pushtuar nga bisha serbe. Ajo i përkushtohet 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Folësit që përshendetën në këtë paradë ishin ish kongresisti amerikan Joe Dio Guardi dhe Shirley Dio Guardi të cilët u nderuan si Ligë Shqiptare, z.Gani Shehu, President i Batalionit “Atlantiku” u nderua nga Rrënjët Shqiptare. U nderuan prindërit e vëllezërve Bytyqi, si Ylli, Agroni dhe Mehmet, të cilët ishin shtetas amerikanë me orgjinë shqiptare dhe dhanë jetën për Kosovën në vitin 1999. Babai i tyre Ahmet Bytyqi mori pllakën e nderimit për të tre fëmijët dëshmorë të Kosovës.
Përshëndetën z.Mark Gjonaj, ish kongresisti amerikan Michael Grimm I cili po kandidon përsëri, Ambasadorja e Kosovës në Washington znj.Vlora Çitaku dhe personalitete të përfshirë në politikën amerikane. Ambasadorja e Shqipërisë mori pllakat e mirënjohjes për familjen Jashari dhe Haradinaj.
Makinat e zbukuruara me logon e shoqatave të tyre, flamujtë dhe muziken me DJ shqiptare i jepnin një nur të bukur Nju Jorkut. Me të drejtë këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj në fjalën e tij përshëndetëse tha se: “Nju Jorku vërtetë është i bukur, por kurrë nuk ka qenë më i bukur se sot!
Makina e parë që filloi parakalimin ishte me logon e organizatës “Rrënjët Shqiptare” e cila ishte me aktivistë të saj dhe pjesëmarrës të ndryshëm. Shoqata “Ana e Malit” ishte mbushur me të rinjte “Freskia” me kostume dhe që kërcyen valle tradicionale si dhe me nxënësit shqiptarë të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut dhe që ishte e vetmja shkollë që parakaloi sot në paradë përkrah mësueseve të tyre të dashura.
Parakaluan krenarë në paradë Organizata panshqiptare “Vatra”, me 106 vite histori, organizatat “Plavë Gucia”, “Kraja”, Qendra shqiptare amerikane “Riverdale”, shoqata atdhetare “Dibra”, përfaqësues nga shoqata e ish ushtarakëve “Skënderbej”, Metropolitan building managers of New York, Arbëreshët e Italisë, Motoçiklistët “Free Eagels” të shoqëruar nga policia e shtetit të Nju Jorkut etj…
Parada gjëmoi nga zëri i këngëtarëve të mirënjohur Hajro Cekës, Gezim Nikës, Valbona Peraj etj, ne shoqërimin e Sammy Zeneli, Professional Albanian DJ.
TV “Alba Life” gjatë filmimit të paradës mori disa intervista nga zonjusha Rea Ulaj me personalitete të shquara që do të transemetohen së shpejti në kanalet televizive.
Ishte një e shtunë e bukur, një e shtunë shqiptare kuq e zi në Manhattan organizuar nga Rrënjët Shqiptare në New York.

9 qershor, 2018
Manhattan, New York

Comment

*