Manifestim për 100-vjetorin e vdekjes së rilindasit Josif Bageri nga Reka e Dibrës

Manifestimin e organizon Shoqata Joqeveritare “Josif Bageri” dhe Fondacioni “Josif Bageri” pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës

Denion Ndrenika

Në 15 qershor 1915 ndërroi jetë në Prishtinë, rilindasi me përkatësi shqiptarësh ortodoksë Josif Bageri nga Reka e Dibrës, një territor etnik i Shqipërisë që ndodhet sot nën shtetin maqedonas.

Andaj, është zgjedhur që në këtë 100-vjetorin e vdekjes, në 15 qershor 2015, të mbahet një manifestim për nder të rilindasit Bageri.

Me fillim nga ora 13:00 vendore e së hënës, është njoftuar zhvillimi i manifestimit “Përkujtojmë Josif Bagerin”.

Manifestimi zhvillohet me pjesëmarrje të lirë në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, qytet etnik i Shqipërisë, sot kryeqendër e shtetit fqinj maqedonas pasi iu shkëput nga Konferenca e Londrës shtetit të shqiptarëve.

Manifestimin, siç njoftoi portali “Zhurnal.mk”, e organizon Shoqata Joqeveritare “Josif Bageri” dhe Fondacioni “Josif Bageri” pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

I njejti manifestim po sipas portalit, ka përkujdesjen për organizimin, të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qeveri, Ali Ahmeti.

“Josif Bageri lindi më 1870 në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme që asokohë ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, ndërsa vdiq më 15 qershor të vitit 1915 në Prishtinë. Si i ri, emigroi në Sofje të Bullgarisë ku iu bashkangjit lëvizjes kombëtare shqiptare”-raportoi “Zhurnal.mk”.

Comment

*