Manja: S’janë zbuluar varret e rreth 5 mijë të pushkatuarve e të zhdukurve 30 vjet pas komunizmit

Kjo temë është rikthyer në diskutimet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku Ulsi Manja kërkoi prej kreut të Autoritetit të Dosjeve të fokusohet në këtë çështje.

Manja: Që në një territor prej 28 mijë km katror që ka Shqipëria, edhe pas 30 viteve të ndryshimit të sistemit ne vazhdojmë të kemi probleme me gjetjen e personave të zhdukur ose ekzekutuar, ka plagë të pambyllura akoma dhe plaga sa herë ta prekësh të dhemb.

Sula: Këta janë persona që nuk është se janë zhdukur me vendim gjykate, janë të ekzekutuar dhe varrosur në vend të paditur. Është një çështje që kërkon shumë institucione bashkë të funksionojnë në mënyrë të koordinuar. Mungon një koordinues i fuqishëm. Ka nevojë që në ligj të futet edhe roli i institucioneve të tjera, si psh rasti i Prokurorit.

Në një vit janë verifikuar 286 kandidatë apo zyrtarë, 506 aplikime individuale, 29 kërkesa për zbardhjen e bashkëpunëtorëve, si janë deklasifikuar 92 777 dokumente të deklasifikuara.

Comment

*