Manja vlerëson paketën e p/ligjeve për reformë tërësore në sistemin peritenciar

Të dy projekligjet, pjesë e paketës së reformës në sistemin peritenciar pas miratimit të tyre në parim në dhjetor të vitit të kaluar, i janë nënshtruar një konsultim të gjerë publik në Kuvend me pjesëmarrjen e institucioneve dhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, etj.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen virtuale të radhës, në drejtimin e kryetarit të komisionit, z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi nen për nen dhe në tërësi dy projekligje të rëndësishme, e më konkretisht: “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar””.

Të dy projekligjet, pjesë e paketës së reformës në sistemin peritenciar pas miratimit të tyre në parim në dhjetor të vitit të kaluar, i janë nënshtruar një konsultim të gjerë publik në Kuvend me pjesëmarrjen e institucioneve dhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, etj.

Relatorë të dy projekligjeve ishin deputetët Elena Xhina dhe Adnor Shameti dhe ishin ftuar për të marrë pjesë në diskutime: ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj dhe stafi i ministrisë, z.Bernard  Duro, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, përfaqësues nga OSBE, misioni EURALIUS, Prokuroria e Përgjithshme.

Bashkërelatorja znj.Elena Xhina në parashtresën për komisionin të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës” bëri një përmbledhje të diskutimeve dhe konsultimeve në grupin e punës, që u finalizuan me përmirësimin e draftit të miratuar në parim. Znj.Xhina renditi disa prej reflektimeve të rekomandimeve që u bënë në projekligj, ku mes të tjerash përmendi: reflektimin e rregullave të Këshillit të Europës për shërbimin e provës në veçanti ato që lidheshin me organizimin e trajnimeve profesionale të punonjësve të shërbimit të provës, mekanizmin e ankimit administrative ndaj veprimeve të punonjësve të shëbimit të provës;etj. “Janë pasur në fokus të drejtat dhe garancitë e personave të dënuar me dënime alternative, gjithashtu janë pasur në fokus përcaktimi i kritereve të detajuara për punësimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, drejtuesve të Zyrave Vendore dhe punonjësve të shërbimit të provës. Është pasur shumë kujdes në harmonizimin e këtij projekligji me Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit dhe në veçanti garancitë që parashikon ky Kod”, theksoi znj.Xhina.

Më pas u vijua me shqyrtimin nen për nen të projekligjit, ku pas diskutimeve nga anëtarët e komisionit dhe të ftuarve, Komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projekligjin në fjalë.

Më tej u vijua me shqyrtimin e projekligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar””.

Ministrja e Drejtësisë znj.Etilda Gjonaj parashtroi disa nga argumentet mbi domosdoshmërinë e ndërhyrjeve në këtë projektligj, si dhe risitë e tij.

Ajo theksoi se nëpërmjet këtij ligji do të synohet të adresohen një sërë problematikash që janë hasur gjatë zbatimit në praktikë të ligjit aktual, mes të cilave mosrespektimi i afateve të ekzekutimeve të vendimeve penale që çonte në mosrespektimin dhe të të drejtave të  trajtimit të të dënuarve, mospërcaktimi i organeve që realizojnë ekzekutimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese, etj.

“Do të kemi mundësinë që me të gjithë paketën që përbën reformën në sistemin penitenciar do të kemi jo vetëm respektim të të drejtave të personave që marrin një vendim të formës së prerë penale, por njëkohësisht edhe një rregullim më të mirë të të gjitha institucioneve, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ekzekutimin e vendimeve penale; dhe nëse në të tre ligjet e mëparshme kishim thelbësisht në mënyrë përmbajtësore edhe si ligje organike të instiucioneve përkatëse që merren me ekzekutimin e vendimeve penale, në rastin konkret ky është një ligj që do i shërbejë jo vetëm institucioneve ligjzbatuese të  Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatave por padyshim edhe Prokurorisë me qëllim që të kemi një përmirësim në ekzekutimin e vendimeve penale”, theksoi ministrja Gjonaj.

Pas diskutimeve të anëtarëve dhe të ftuarëve, Komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Në përfundim të mbledhjes kryetari i komisionit z.Manja njoftoi se dy projekligjet e miratuara, së bashku me projekligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”  dhe “Për policinë e burgjeve” do të shqyrtohen si paketë në seacën plenare të radhës.

Z.Manja e vlerësoi paketën e projekligjeve si mjaft të rëndësishme që do të shërbejë për një reformë tërësore në sistemin peritenciar të vendit.

Comment

*