Maqedonia e mbështet realizimin e filmit kosovar “Hana”

Shkup, 11 maj 2018 – Agjencia Maqedonase e Filmit i ka publikuar rezultatet e konkursit për mbështetjen e projekteve filmike. Midis fituese të konkursit është edhe projekti filmik “HANA” i regjisorit kosovar Ujkan Hysaj.

“HANA”, me skenar të Fadil Hysajt dhe producent Kushtrim Koliqin, i cili është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2017, ka për temë Sarën, një aktore të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, e cila bëhet protagoniste e një filmi të huaj që ka për temë dhunën seksuale gjatë luftës.

Gjatë realizimit të filmit, Sara i përjeton të njëjtat ndjesi, por, në fund, arrin të çlirohet nga ankthi që e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës.

“HANA” është projekti i katërt filmik nga Kosova që gjen mbështetje në Maqedoni gjatë një viti.(r.m.)

Comment

*