Maqedonia – sekularizmi dhe religjioni

Ramazan Bekteshi

Maqedonia qe pretendon se eshte shtet sekular luan me emocionet e qytetareve te saj permes religjionit, shpesh me standarde te dyfishta, sipas deshirave te politikave te saj destruktive qe nga pavaresia e saj.

Besimi ne zot duhet te jete personal e privat, te manifestohet ne menyre racionale dhe serish personale, pa glorifikuar religjionin qe praktikohet ne dem te tjetrit.

Nocioni “fundamentalist” qe etiketon vetem njerin religjion, ne rastet me te shpeshta vetem islamin, eshte i padrejte, sepse fundamentalizmi mund te jete edhe ortodoks, ebre, etj. Por, meqe te komunitetet islame fundamentalizmi eshte me i shfaqur dhe shpeshhere manifestohet me vrasje pa sens te te pafajshmëve neper bote nga grupet radikale, atehere gjeneralizohet, shnderrohet ne stereotip dhe ne paragjykim, duke etiketuar keshtu komunitete te pafajshmish.

Megjithese kjo foto mëton të lë pershtypje se te dy komunitetet tona ne Maqedoni kane nje harmoni fetare, bile duke u prezentuar nga dy parti qe religjionin e kane vetem instrument per te realizuar qellimet e tyre meskine, Zaevi e ka treguar lekuren e tij te lepurit me dhembe hiene, sidomos kohet e fundit, kur mendon se i ka konsoliduar radhet e veta me voten e shqiptareve .Ky imazh te xhamia eshte edhe nje mashtrim i madh i votuesve shqiptare. Tani shtrohen pyetjet: cilet votues shqiptare i mashtroi Zaevi? Jane ata sekulare apo religjioze? Cilat jane komunat shqiptare qe u mashtruan? A luan rol primar aty sekularizmi apo religjioni?

I themi Zaevit, Kryekuvendarit, Myftiut dhe te tjereve politikane ne kete “mexhlis”, ne xhami, te mbajne kthetrat e tyre larg tempujve te lutjes, sepse “aminet” e tyre deri sot per shqiptaret kane sjelle pranga e kurtha. Leni tempujt e lutjes te kryejne misionin lutes, shpirteror, e jo politikat tuaja mesjetare. Shqiptaret, te drejtat e tyre njerezore e kombetare qe mbeten gjithnje te mangeta, duhet t’i kerkojne ne tempujte e diturise, ne universitete, ne parlament, bile edhe ne rruge, ne menyre paqesore dhe me ze te artikulluar, shqip!

(Fotoja ne xhami ishte shkas i ketij komenti)

Xhami ne Maqedoni (Zoran Zaev, Bilall Xhaferi dhe aktiviste te LSDM-se dhe BDI-se)

Comment

*