Maradona, futbollisti frymëzues i brezit të artë

Nga Ilir Meçaj

25 nëntori i vitit 2020 do të mbetet një vit i mbrapshtë për tifozërinë futbollistike e më gjërë. Ajo është dita që mori nga  jeta reale Diego Armando Maradonën, futbollistin më të mirë në botë.

Maradona luajti futboll në vitet 1976-97 me skuadrat më me emër në botë (skuadrat Boka Junior(Argjentinë), Barcelona në Spanjë, Napolin në Itali dhe përsëri në Argjentinë. Ai mori pjesë në katër kampionate botërore, ku skuagra e tij  (kombëtarja Argjentinase) u shpall edhe “Kampion Bote” më 1986.

Maradona është një nga futbollistët me karrierën sportive më të gjatë në botën futbollistike. Përveç futbollit të bukur latino-amerikan ku spikaten ritmi dhe teknika ai, luajti edhe në futbollin europian ku komponentët përbërës të tij janë më të spikaturit në botë. Përgatitja fizike, lufta sportive, teknika në  ritmin e saj më të lartë, dhe taktika individuale efikatëse janë tiparet më të spikatura të futbollit europian. Ai i provoj të gjitha dhe jo rastësisht u shpall lojtari më i mirë i botës,

Maradona i erdhi futbollit botëror pikërishtë në epokën e bummit të tij. Në ato vite (pas viteve 1970) kishte filluar epoka e futbollit total ku mbrojtësit luanin edhe mesfushor e sulmues dhe anasjelltas (sulmuesit luanin edhe mesfushor e mbrojtës ) sipas situatave të lojës.Në llogjikën më të thjeshtë kjo do të thotë gjithanëshmëri futbollistike.

Maradona luajti gjatë karrierës së tij futbollin total i cili është futbolli më i bukur në taktikën kolektive rastësore e logjike. Kujtojmë Brazilin e 1970, Gjemaninë e 1972, Hollandën e 1974, Italinë e 1982 e tjerë ku, lojtarë të veçant (lojtarët skuadër) krijonin fizionomin e lojës së tyre në skuadrat që luanin. Pele e Rivelinjo, Ronaldo, Kaka e Ronaldinjo të Brazilit, Benkenbaur, Myler, Matheus e Birhof të Gjermanisë, Shirea, P.Rosi, R.Baxho e Toti të Italisë janë shëmbujt më konkret të këzaj periudhe. Por Diego Maradona qëndronte më lartë, ishte njëshi i tyre. Le ta analizojmë atë për të kuptuar përsenë e gjenialitetin futbollistik të tij.

Maradona lindi në lagjen më të varfër të Buonio Aires ku futbolli i rrugës është evenimenti më karakteristik. Futbolli i rrugës  që është futboll pa rregulla të zhvillon shumë por edhe të djeg pasi kohëzgjatja e të luajturit është e pakufizuar(e madhe), gjyqtarët që zbatojnë rregullat e lojës dhe trajnerët që të orjetojnë mungojnë.

Ana fizike që përfaqsohet me forcën, qëndrushmërin,shpejtësinë, shkathtësinë dhe elasticitetin përballohet vetëm nga ato familje që janë në gjëndje të mirë ekonomike dhe përgatitja fizike. Jo të gjithë e kanë këtë mundësi.

Në anën teknike pikërisht në teknikën bazë të futbollit dhe kontrollin e topit ku ai shquhej, futbolli i rrugës të kompleton tejmase pasi kontaktet me topin janë të pambaruara.

Ana taktike: të orientuarit në fushë e zonë, të kërkuarit e topit në zona me efektivitet dhe të pasuarit e topit me fantazi, të luajturit si në zona të vogla edhe në hapsirë, të luajturit me kokën lartë  për të kontrolluar vetveten, kundërshtarin dhe shokët (pra visionin në fushë) të luajturit në futbollin e rrugës i zhvillon por, duhet të jeshë tepër i zgjuar për t’i kapur ato.  Dhe Diego i kishte dhe e kuptonte taktikën individuale prandaj edhe adoptohej në taktikën kolektive.

Në anën psikologjike: të njohurit e luftës sportive, të luajturit me grint e karakter, të dhënit e shëmbullit pozitiv në kuptimin e çdo situate, të kuptuarit e lojës, të aftësive të veta, të shokëve dhe të kundërshtarit, qetësia në momente ekstreme të lojës dhe zgjidhjen me sukses të tyre  Maradona i kishte peshqesh. Ky ishte Maradona në lojë, i kompletuar në të gjitha komponentët futbollistik në gradën më të lartë.  Edhe në jetën private  atë familjare e shoqërore ai ishte njëlloj shëmbull duke  ndihmuar të varfërin e nevojtarin, fëmijët dhe pleqtë, partiotin dhe të panjohurin. Këtë lloj shpirti  dhe këtë kulture kishte krijuar Maradona në relacionet e mardhëniet e tij me të tjerët.

Filadelfia  U.S.A  3. Dhjetor. 2020

 

Comment

*