“Mari Magdalena” shqiptare e New York-ut, raciste apo e dalë mendsh?

Në fakt, njëra nuk e përjashton tjetrën

 

Një shqiptare ka bërë bujë në median njujorkeze dhe ndërkombëtare sot, për shkak të një sulmi skandaloz ndaj dy grave myslimane në Brooklyn.
32-vjeçarja, e cila tani ndodhet në qelinë e ndalimit, u përpoq t’ua hiqte perçet nga koka dhe karrocat e fëmijëve nga duart, duke u bërtitur se ishin buçe që duhej të qërroheshin nga Amerika, nëse nuk visheshin njësoj si të tjerët.
Ajo akuzohet tani për krim të urrejtjes, madje edhe për rrezikim të fëmijës.
Për ironi, emri i saj është Emirjeta Xhelili, që presupozon një prejardhje myslimane. Mirëpo, në Facebook ajo e quan veten “Mary Magdalena”, figura e njohur femërore nga Bibla. Në pastime të ndryshme, dëshmohet si mbështetëse e kandidatit Donald Trump dhe përsëritëse e klisheve kundër myslimanëve.
Emirjeta duket se ka një histori fyerjesh me tipare raciste dhe intolerante që bien ndesh me ligjet në SHBA, sidomos në rrjetet shoqërore. Ajo ka fyer Profetin Muhamet duke e quajtur “një copë m” dhe se duhet t’i puthë të pasmen.
Ajo ka paralajmuar edhe sulmin që bëri me një postim në Facebook, një ditë përpara sulmit, ku thotë se “Që nga ky moment çdo grua që vesh hixhab do të shkojë në Ferr!! Nuk ju duroj dot ju hipokritëve të q…. Keni kujdes!”
Një gjykatës ka vendosur shifrën 50,000 dollarë nëse dëshiron të lirohet me kusht. Ka dhënë një urdhër ndalimi për të mos iu afruar më viktimave ose fëmijëve të tyre. Ndërsa datën e gjyqit e ka lënë për në 14 shtator.
Shumë nga shënimet e Ermirjetës në rrjetet shoqërore nuk janë shumë koherente dhe mund të jenë shenja të një njeriu me të meta mendore. A duhet dënuar një i tillë me burgim për racizëm?
Problemi është se ka një ankesë të përhershme që vjen nga pakicat se kur një mysliman bën dhunë ai quhet terrorist ndërsa kur një amerikan i bardhë e jomysliman bën diçka të ngjashme konsiderohet me problem mendore.
Emirjeta është vërtet diku në mes të të gjitha kategorive. Një llogjikë e do që ajo të dënohet për të dhënë një sinjal se intolerance është e papranueshme në SHBA e sidomos në një qytet si New York me kaq shumë popullsi të përzjerë.
Shumë liberalë e majtistë do ta shohin si një dëshmi që vërteton se itharët e Trump janë racistë, intolerantë, islamofobë të dhunshëm. Apo që retorika e tij pjell dhunë dhe kërcënim jete. Policia dhe sistemi i drejtësisë kanë një shans që të dëshmojnë se nuk lejojnë kërcënimin e pakicve. Edhe sikur vërtet kjo vajzë të jetë e dalë mendsh, narrativat do ta duan një dhunuese të kthjellët.
Në fakt, njerëzit agresivë të tillë janë gjithmonë prodhim i një gërshetimi problemesh. Zakonisht përfshijnë një ideologji ekstreme, një çakërdisje mendore, një vetmi në jetën shoqërore, që mund të përfshijë edhe braktisje nga njerëz të afërt, humbje pune dhe mungesë vëmendje të plotë. Kur kjo kombinohet edhe me armë vrasëse pasojat mund të jenë shumë më të frikshme.
Në një situatë të tensionuar akoma edhe më shumë nga fushata zgjedhore vështirë se gjykata do të priret nga dhembshuria. Përgjegjësia për sigurinë dhe rendin publik ka shumë më tepër mundësi që të jetë faktori mbizotërues. Gjuha e urrejtjes është e mbrojtur me ligj si liri e fjalës, sa kohë që nuk nxit sulme fizike. Kur gjuhën e urrejtjes e kombinon me sulmet fizike, atëhere e ke humbur të drejtën të vërtitesh e lirë në rrugët e qytetit. E vetmja dilemë mbetet psikiatria apo burgu. (Ruben Avxhiu/bazuar nga media lokale)

Kush duhet të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA?

  • Hillary Clinton (74%)
  • Donald Trump (18%)
  • Dikush tjetër (6%)
  • Nuk më intereson/Nuk e di (2%)

Loading ... Loading ...

mariam

One Response to ““Mari Magdalena” shqiptare e New York-ut, raciste apo e dalë mendsh?”

Read below or add a comment...

  1. fejzi says:

    KJO DUKET DHE NE PARAQITJE SE ESHTE NJE PSIKOPATE LE TA KTHEJN NE SHQIPERI SE ATJE KA PLOT KARADUZA DHE E PALLOJN MIRE

Comment

*