Marinë Lë Pen nuk i do Shqipërinë e Maqedoninë, në BE

Kryetarja e Frontit Nacional të Francës dhe ish-kandidate për presidente ka kritikuar sot vendimin e Komisionit Europian për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësi në Bashkimin Europian.
“Nëse njerezit nuk i ndalojnë me anë të votës, eurokratët do na fusin në gropë”, ka shkruar Marinë Lë Pen, duke shtuar se duhet reagim urgjent.
Lë Pen dhe Fronti Nacional është shprehur edhe më herët kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE apo njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në politikën e jashtme, shumë nga pikëpamjet e saj përkojnë me ato të Presidentit Vladimir Putin. Ajo ka kundërshtuar akuzat se huaja që ka marrë nga bankat ruse për shpenzimet e fushatës është arsyeja e qendrimeve të saj pro-ruse.
Vajza e nacionalistit të djathtë Zhan-Mari Lë Pen, ajo drejton FN që nga vitit 2011 dhe në zgjedhjet e fundit konkurroi me Presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, i cili arriti një fitore shpartalluese me mbi 66% të votave. (r.a.)

Comment

*