Marjan Demaj zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 31 mars 2016 – Marjan Dema, profesor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës.

Demaj u zgjodh në këtë pozitë, me shumicën e votave të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Menjëherë pas zgjedhjes, rektori Marjan Demaj i ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë dhënë besimin për të drejtuar universitetin më të madh public në Kosovë. Ai ka thënë se këtë detyrë do ta kryejë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka deklaruar për medie se këtë detyre do ta nisë me nënshkrimin e diplomave që kanë mbetur pa u nënshkruar.

Marjan Demaj u zgjodh në këtë pozitë në konkursin e përsëritur, pas dorëheqjes së ish-rektorit Ramadan Zejnullahu.  (r.m.)

One Response to “Marjan Demaj zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës”

Read below or add a comment...

  1. Mark Gjonaj says:

    Ta gezosh zotni kete detyre te larte dhe me pergjegjesi para popullit te Kosovs. Mos e kethe si universitetet e Berishes ne Shqiperi!

Leave a Reply to Mark Gjonaj Cancel reply

*