Marko Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

Beograd, 8 tetor 2020 – Marko Gjuriq është shkarkuar sot nga pozita e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe është emëruar ambasador i Serbisë në Uashington, raporton “Kosovo Online”.

Emërimi i Gjuriqit është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë.

Marko Gjuriq e ka mbajtur pozitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë prej vitit 2014.

Ai konsiderohet si njëri prej politikanëve më të besueshëm të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai njihet edhe për qëndrimin e tij të fortë kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjuriq ka udhëtuar shpesh në Kosovë, ku ka shkelur rregullat e caktuara për vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Në disa raste, ai ka hyrë në Kosovë edhe pa lejen e autoriteteve të Kosovës. Gjatë njërës prej vizitave të pamiratuara nga autoritetet kosovare, në Mitrovicën Veriore, ai ishte arrestuar nga policia e Kosovës dhe ishte dëbuar në Serbi.

(r.m.)

Comment

*