Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut

Nga Kozeta Zylo

Staten Island nje ishull plot diell dhe uje te bekuar mirepriti komunitetin shqiptaro amerikan ne fushaten elektorale per Marko Kepin lider plot perspektive ne politiken amerikane.
Qindra shqiptare u mblodhen ne sheshin perballe farmacise “Alba Rex” nje sukses tjeter i nje shqiptari, prone e nje shqiptaro amerikani Dr.Pharmacist Erald Zylaj.
Kjo dite ishte nje feste e bukur per Diasporen shqiptaro amerikane ngase nje bir i denje i tyre hidhte kandidaturen si asambleist i shteti te Nju Jorkut. Nje bir tjeter, krenari kombetare, shqiptaro amerikan kishte fituar me pare kete vend ne Asamblene e shtetit te Nju Jorkut z.Mark Gjonaj.
Moderatorja e kesaj fushate ishte gazetarja Kozeta Turishta, e cila drejtoi me elekuence dhe plot profesionalizem.
Ne kete dite pershendeten dhe suportuan kandidaturen e z.Marko Kepi si: ish kongresisti amerikan arbereshi Joe Di Guardi, ish kongresisti amerikan Mikhael Grim si dhe Ambasadori William Walker.
Ne kete dite te fushates elektorale argetuan artiste te komunitetit, si Haxhi Maqellara, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Alma Velaj dhe Deshira Ahmeti Kerliu.
Marko Kepi ka udhe te gjate ndonese here te bukur dhe here te veshtire, por jam e sigurte se do te arrij ne Parlamentin e Nju Jurkut ne Albany. Ai eshte nje lider i shkelqyer, me plot energji dhe dinjitet, kulture, pune te jashtezakonshme per Diasporen dhe Ameriken, ai ka dhene prova me plot sukses, prova qe votuesit do t’i japin voten e padiskutueshme birit te denje te tyre.
Fitorja e Marko Kepit do te jete nje sfide per greko-amerikanen Nicole Malliotakis e cila deri tani eshte ne vendin e asambleistes ne shtetin e Nju Jorkut.

Shume urime MARKO KEPI!

(Se shpejti TV “Alba Life” me producent Qemal Zylo dhe kameraman Elton dhe Arta Xhaferri do te sjelle kroniken e pergatitur enkas per kete dite te shenuar shqiptare.)


 

 

 

Comment

*