Marrëveshja me BERZH, 66 mln euro për përmirësimin e klimës së biznesit

Qeveria ka depozituar në Kuvend marrëveshjen e huase me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në shifrat e 65 milionë e 800 mijë eurove, me një maturim prej 25 vjetësh, në mbështetje të programit për përmirësimin e klimës së investimeve dhe zhvillimin e tregtisë.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, marrëveshja është në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve për periudhën 2014-2020 të Ministrisë së Ekonomisë.

Programi i zvillimit te tij, mbështetet në tre shtylla kryesore: Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore pritet të hartoje një ligj të unifikuar për investimet e huaja; krijimi i lehtësive të të bërit biznes, për marrjen e lejeve të ndërtimit, të energjisë, të marrjes së licencave, për mbikëqyrjen e tregut dhe mbi të gjitha për të reduktuar barrën e procedurave administrative dhe kostot e biznesit; shtylla e tretë e këtij programi është lehtësimi i tregtisë, duke thjeshtuar procedurat doganore etj. ATSH

Comment

*