Mars 1991, fundi i emigracionit të hebrenjve në Shqipëri

Pas emigracionit të gjatë në Shqipëri, hebrenjtë mundën të kthehen në atdhe vetëm në pranverë të vitit 1991. Ekspozita e Doron Baharit në Akademinë e Shkencave dëshmon këtë moment historik.

Mars 1991. Ata mbajnë radhën në dyqane si gjithë të tjerët, nxjerrin nga sëndukët trashëgiminë shpirtërore deri sa të vijë momenti për të thënë lamtumirë.

Fotografi Doron Bahar ka kapur hebrenjtë e fundit të cilët në sajë të operacionit “Qilimi fluturues”, lënë Shqipërinë.

Apollon Rubin:  Familja ime kemi shkuar ne 9 shkurt 1991 në Izrael. Aty kam pasur gjyshin, gjyshen, tezen, dajën që jetonin në Tel Aviv.

Kanë ikur pas luftës në vitin 1947.

Para se të vinte holokausti Shqipëria me politikën që ndiqte qeveria e kohës, njihej si vend jo antisemit po edhe mikpritës i hebrenjve.

Pamjet që Bahar ka kapur gjysmë shekulli më pas, në Tiranë dhe veçanërisht në Vlorë ku kolonitë hebreje kishin gjetur strehë në shekuj, tregojnë përshtatjen dhe bashkëjetesën me botën shqiptare.

Petrit Zorba: Pjesë e këtij komuniteti përbën një urë bashkëpunimi pasi të dy palët janë të interesuar për njëri-tjetrin.

Një pjesë e familjeve hebreje që kanë shkuar në Izrael janë rikthyer jo vetëm vetë, por edhe me miq të tjerë për të ardhur në Shqipëri dhe për të investuar.

Ata që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, janë të lirë të ushtrojnë fenë e të parëve, të ruajnë zakonet dhe kombësinë e tyre. Madje Presidenca e Republikës së Shqipërisë feston prej katër vitesh Hanukanë – Festivali i dritave dhe simbolit të lirisë së popujve.

Në Akademinë e Shkencave, krahas ekspozitës u shfaq dhe dokumentari i Piro Milkanit, “Në kërkim të miqve të vjetër”.

/Oranews.tv/

Comment

*