Martesat e detyruara

Avokati Kieran Both

Si të kërkoni ndihmë nëse ju detyrojnë të martoheni me dikë për qëllim emigrimi

 

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve

 

Letra më poshtë është na ka ardhur nga nje lexuese e cila ndodhet në një pozitë të vështirë.

 Unë jam një shtetase amerikane me origjinë nga Shqipëria. Kam ardhur në Amerikë 8 vjet më parë, pasi babai im u bë shtetas dhe bëri dokumentat për bashkim familjar. Vij nga një fshat i vogël në atdhe, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin. Qëkurse u bëra shtetase amerikane disa  njerëz në fshat  donin ta martonin djalin e tyre me mua, kështu që ai të merrte green card-ën prej meje. Unë nuk doja të martohesha me atë djalë, por familja e tij kërcënoi gjyshin e gjyshen time që banojnë ende në fshat. Tani ai djalë është bërë burri im dhe  ka ardhur koha që unë t’i bëj dokumentat për green card. Unë nuk di se ç’të bëj dhe trëmbem të aplikoj për divorc.

Anonim

 

Martesë e detyruar është ajo martesë që bëhet pa dëshirën ose  pa pëlqimin e njerës palë ose  të dy palëve. Martesë e detyruar mund të ndodh kur  anëtarë të familjes ose të tjerë , ushtrojnë dhunë psiqike ose fizike, kërcënime për t’u detyruar të martoheni kundër dëshirës suaj. Viktima të një martese të detyruar mund të bëhen vajzat, djemtë, individë të çdo race, feje e origjine e bekgraundi.

 Ndryshimi midis martesës së detyruar dhe asaj të rregulluar nga të tjerë.

Martesa e rregulluar është në kulturën e shumë popujve dhe nuk është njëlloj me martesën e detyruar. Në martesën  e rregulluar familjet lozin rol në zgjedhjen e partnerit, por të dy palët(vajza dhe djali) janë të lirë të vendosin  të martohen ose jo, kur , dhe me kë të martohen.

Në martesën e detyruar familjet ose të tjerë rregullojnë martesën dhe i heqin të drejtën çiftit se kur,  e më kë duan të martohen.

Disa shenja që shoqërojnë martesën e detyruar:

  • Ju e ndjeni që nuk keni asnjë të drejtë të vendosni se me kë do të martoheni, apo se kur do të martoheni.
  • Juve u kërcënojnë me braktisje, izolim ose abuzim psiqik e emocional nëqoftëse do të bëni përpjekje të mos martoheni me atë që u kanë zgjedhur të tjerët.
  • Ju keni frikë nga pasojat nëse kundërshtoni, nëse i thoni “jo” martesës. I trembeni izolimit nga familja.
  • Ju e ndjeni qe jeni të survejuar/ monitoruar/ se më kë flisni, tek kush mund të ankoheni dhe zbuloni martesën tuaj të detyruar.
  • Ju keni frikë ta kundërshtoni martesën tuaj të padëshiruar se mos turpëroni veten dhe familjen
  • Besoni se njerëzit tuaj të familjes mund të dëmtohen apo më e keqja mund t’i vrasin nëse ju do kundërshtoni martesën ose do përpiqeni të ikni, të largoheni nga familja.

 

Qëndrimi i qeverisë amerikane  ndaj martesave të detyruara

Qeveria amerikane e kundërshton martesën e detyruar dhe e konsideruar atë  si abuzim serioz i të drejtave njerëzore. Qeveria e SHBA po punon brenda dhe jashtë territorit të saj t’i jepet fund kësaj praktike dhe të ndihmojë ata që  janë të detyruar të martohen kudër dëshirës së tyre. Brenda Amerikës martesa e detyruar konsiderohet krim dhe të gjithë ata që detyrojnë, shtrëngojnë dikë të martohet kundër vullnetit të vet dënohen për shkelje të ligjeve të shtetit, si ato  të dhunës në familje, përfshirë këtu përdhunimin, rrëmbimin,  dhe përballen me Emigracionin dhe pasojat e tij si të qënit i papranushëm në ShBA ose vihen në proces deportimi. Nëse dikush bëhet objekt i këtij keqtrajtimi ajo/ai/ mund të jetë i ligjshëm për  të përfituar ndihmë legale, shërbime sociale, përfshirë strehimin, etj. Gjithashtu gëzon të drejtën e anullimit të martesës, të drejtën për të mbajtur fëmijën,etj.

 

Martesa e detyruar dhe benefitet që të njeh Emigracioni në këto raste.

Nëse  jeni shtetas amerikan, ose rezident permanent dhe u detyrojnë të sponsorizoni “të fejuarën” apo të”fejuarin” për qëllim emigrimi në Amerikë, ju mund ta tërhiqni në çdo kohë aplikimin për të, para se USCIS të marrë vendim aprovimi,ose në qoftë se vendimi është marrë, para se personi të jetë pranuar në SHBA. Në këtë rast personi do të marrë njoftim nga Emigracioni që ju e keni tërhequr aplikimim tuaj për të. Prandaj ju duhet të bisedoni me një avokat me eksperiencë te emigracionit për të diskutuar  obcionet që mund të keni për të shmangur çdo reagim të dëmshëm që mund të vijë nga pala tjetër për ju.

Nëse jeni në SHBA- ju keni nevojë për ndihmë për të dalë nga kjo situatë, kërkoni ndihmë.Nëse jeni në rrezik imediat telefononi 911 për policinë e qytetit ku banoni. Nëse keni nevojë për ndihmë në çdo kohë, ditë apo naftë qoftë, merrni në telefon 1-800 -799 SAFE(7233)linja për dhunën në familje), ose 1-888-373-7888 (linja për trafikim  njerëzor)

Nëqoftëse ndodheni jashtë  SHBA, e jeni shtetas amerikan dhe u detyrojnë të bëni një martesë fallco kontaktoni ambasadën amerikane ose konsullatën për ndihmë.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht  emigrantët me informacion duke i aftësuar ata që të jenë në gjendje të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju falenderojmë për komentet që dërgoni në adresë të rubrikës sonë   dhe i mirëpresim pyetjet në adresën e e-mail [email protected]

 

Comment

*