Martha Stewart në dasmën e Shqipe Berishës, asistentes së saj personale

Martha Stewart është një personalitet televiziv amerikan, e famshme për emisionet e saj televizive për kuzhinën, kopshtarinë e shumë aspekte të tjera të jetës.
Së fundi, ajo ndodhej në Bronx, në lokalin e njohur Eastwood Mannor për festën tradicionale amerikane të dhuratave para dasmës. Nusja është Shqipe Biba, për shumë vjet, asistentja e saj personale ekzekutive. Një vazjë shqiptaro-amerikane.
Martha Stewart e ka përshkruar me entusiazëm festën në blogun e saj, të shoqëruar me shumë fotografi, ku ka dalë me Shqipen, nënën dhe shoqet e saj etj. Dekorimet me lule dhe gatimet e rastit i kanë lënë shumë mbresa.
“Disa miq dhe faniljarë të afërt kishin udhëtuar nga Kosova e largët në Europën juglindore. Festa plot me karakteristika të traditës shqiptare, në të cilën Shqipja veshi disa costume popullore, mes tyre edhe jelekë të veshur me ar, funded he pantallina si dhe shami të qëndisura me dorë e bizhuteri”, shkruan ajo në bloëgun e saj.
Shqipe Berisha martohet me Zenel Lulanaj, një tjetër shqiptaro-amerikan. (r.a./Illyria)

Comment

*