Martin Shkreli kthehet në burg

Nju Jork, 14 shtatir 2017 – Martin Shkreli, ish-drejtori i kompanisë farmaceutike Turing, do të qëndrojë në burg me urdhër të gjykatëses së çështjes, e cila arriti në përfundimin se shqiptaro-amerikani i etiketuar si njeriu më i urryer i Amerikës për rritjen e skajshme të çmimit të një medikamenti kundër SIDA-s, kishte shkelur paktin e lirimit me kusht.

Shkreli ka postuar një mesazh në Facebook që, sipas gjykatëses, përbënte kërcënim për ish-kandidaten për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

Vetëm një muaj më parë, 34-vjeçari u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare të administruara prej tij, por deri në shpalljen përfundimtare të dënimit, kah mesi i muajit janar, ai ishte liruar me kusht nga paraburgimi.

Në postimin që do ta lërë pas hekurave, Shkreli ofronte 5 000 dollarë për këdo që do t’ia shkulte Clintonit një fije floku, gjatë turit që ajo po bën për promovimin e një libri të ri.

Avokatët e shkrelit u përpoqën të argumentojnë se mesazhi nuk ishte gjë tjetër veçse një satirë politike.

Por, gjyqtarja Kiyo Matsumoto nuk e parë atë me humor atë mesazh. Ajo ka thënë se oferta mund të merrej seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates demokrate.

“Një gjë e tillë nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë”, ka thënë gjyqtarja.

Autoritetet qeveritare patën deklaruar se mesazhi i Martin Shkrelit në Facebook i kishte vënë në alarm pjesëtarët e shërbimit sekret që e mbron ish-Zonjën e Parë, Hillary Clinton, raporton Top Channel. (r.m.)

Comment

*