Martin Shkreli shpallet fajtor për manipulim letrash me vlerë

Nju Jork, 4 gusht 2017 – Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut e shpalli fajtor Martin Shkrelin, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.

34-vjeçari përballet me deri në 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël, sipas disa rregulloreve të reja.

Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve.

Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, si dhe kur ishte shef ekzekutivi i firmës Retrophin, që ai e kishte themeluar në vitin 2011.

Pala mbrojtëse këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Jashtë gjykatës, Shkreli e quajti procesin kundër tij “një gjueti shtrigash me përmasa epike”.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.

/Zëri i Amerikës/

One Response to “Martin Shkreli shpallet fajtor për manipulim letrash me vlerë”

Read below or add a comment...

  1. dashi says:

    Ka mounded te dalin I pa fajshem????

Comment

*