Martti Ahtissari ëshë i infektuar me koronavirus

Helsinki, 24 mars 2020 – Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtissari, ish-ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, njofton Zyra së Presidencës së Finlandës.

“Infektimi është konfirmuar të hënën, më 23 mars. Presidenti Ahtisaari është mirë, marrë parasysh situatën”, thuhet në njoftim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i Ahtisaarit, Marko, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se tri ditë më herët ishte konfirmuar me koronavirus edhe nëna e tij.

Ahtisaari, i cili i ka 82 vjet, ka qenë në krye të Finlandës nga viti 1994 deri më 2000.

Më 2008 e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, për kontributin shumëvjeçar në ndërmjetësimin e bisedimeve për vendosjen e paqes.

Në Finlandë janë konfirmuar 700 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë. (REL)

Comment

*