Masa të larta sigurie për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo e Kievit

Ndeshja do të mbahet sot në mbrëmje në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena”

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 108 efektivë policie do të angazhohen për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve, “F.K.Skëndërbeu” Shqipëri dhe “Dinamo” e Kievit ” Ukrainë.

Ndeshja do të mbahet sot në mbrëmje në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

“Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 108 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj, dhe FNSH-ja” informon policia e Elbasanit.

Jo vetëm kaq do të ketë dhe kufizime të lëvizjes së makinave

1- Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.

2- Levizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta -Bashkia – Stadium e kthim

Aksi rrugor nga sheshi I stadiumit, Kryqëzimi I tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti”.OraNews

Comment

*