Matoshi: Urdhërarresti i Serbisë kundër Haradinajt e dëmton dialogun

Prishtinë, 10 nëntor 2017 – Prishtina e akuzon Beogradin se duke refuzuar të tërheqë urdhërarrestin ndërkombëtar kundër Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, po e minon dialogun midis dy vendeve.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur në fillim të këtij viti, kur Haradinaj, është arrestuar në Francë në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Haradinaj, i cili u zgjodh kryeministër në muajin shtator, ishte liruar pasi gjykata e Francës e kishte refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.

“Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviqin”, ka thënë të premten Halil Matoshi, këshilltar politik i Haradinajt.

“Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje”, ka theksuar Matoshi.

Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet përsëri nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti kundër tij nuk tërhiqet, raporton Reuters.

Haradinaj do ta vizitojë Brukselin javën e ardhshme. (r.m.)

Comment

*