Mavraj e zyrtarizoi kalimin te Hamburgu

Hamburg, 27 dhjetor 2016 – Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në futboll, Mërgim Mavraj, është zyrtarizuar te Hamburgu.

Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë të gjatë tre vjet e gjysmë me klubin e ri, të cilin e ka quajtur “një klub shumë i mirë, me fansa të shkëlqyer”.

“Ndoshta ky transferim mund të befasojë shumë njerëz, po situata ime me kontratën e skaduar te Kolni, si edhe interesimi i madh i trajnerit dhe krerëve të Hamburgut kanë bërë që të marr këtë vendim. Hamburgu është një klub shumë i mirë, me fansa të shkëlqyer. Për shumë, është ëndërr që të luajnë këtu”, është shprehur Mavraj.

Mavraj, i cili nuk e ka humbur asnjë minutë në Bundesligë gjatë këtij sezoni, do të mund të debutojë për Hamburgun më 21 janar, në ndeshjen kundër Wolfsburgut. (r.m.)

Comment

*