Mavraj në formacionin e Bundesligës, i mposht dy reprezentues

Berlin, 31 janar 2017 – Futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj, është përfshirë në formacionin më të mirë të pjesës së parë të këtij edicioni në Bundeligën gjermane.

Mbrojtësi i Hamburgut dhe i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është përzgjedhur nga tifozët në mesin e katër mbrojtësve më të mirë të Bundesligës.

Mavraj e ka mposhtur dyshen e Bayernit, reprezentuesit Mats Hummels dhe Jerome Boateng, si  edhe talantin e Eintrachtit, Jesus Vallejo, transmeton Expresss.

Mavraj ka pasur një edicion fantastik me Kolnin, para se të vendoste të kalonte te Hamburgu.

Formacioni i pjesës së parë të sezonit: Manuel Neuer – David Alaba, Sokratis Papastathopoulos, Mergim Mavraj, Philipp Lahm – Christian Pulisic, Thiago Alcantara, Ousmane Dembele – Anthony Modeste, Robert Lewandowski, Pierre-Emerick Aubameyang. (r.m.)

Formacioni i gjysmes se sezonit ne Bundeslige

Comment

*