Mbështjetje nga diaspora për Zijadin Selën dhe shqiptarët në Maqedoni

Nga Tetova Beqir SINA

Gjatë vizitës disa ditore në Kosovë, ku ai është takuar me personalitetet e larta atje, veprimtari i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara zoti Harry Bajraktari , ka udhëtuar dje për në Tetovë , ku ai takuar edhe kreun e LR-PDSH-së, zotin Ziadin Sela, deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

“Ishte një takim miqësor me zotin Sela, pikërisht pas atyre ngjarjeve të dhimbshme të 26 Prillit, me ç’rast protestuesit (huliganët) kanë sulmuar fizikisht, duke e lënduar rëndë, tre muaj më parë liderin shqiptar të LP-DRSH,” ka theksuar në një bisedë me gazetën tonë , veprimtari nga SHBA, z. Harry Bajraktari.

Ai me këtë rast përcolli edhe mbështetjen të pakursyer dhe solidaritetin madh të shqiptarve të Amerikës, për shqiptarët në Maqedoni.

Ndërkohë, Sela në veçanti duke ditur edhe lidhjet e forta të Bajraktarit, me mikun e madh të shqiptarve në Kongresin Amerikan Eliot Engel, gjeti rastin t’i pëcjellë falenderimet e tij – për kontributin e madh ndaj çështjes shqiptare.

Ai po ashtu falenderoi të gjithë shqiptarët e Amerikës për kontributin historik, që kan dhën ndaj çështjes shqiptare, dhe për solodaritetin që treguan ata me ngjarjet e sulmit të huliganve maqedons ndaj Parlamentit dhe goditjen fizikisht të tij.

Harry Bajraktari është ish-botues i gazetës “Illyria” dhe veprimtar i shquar e biznemen në New York i nderuar vitin e kaluar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqiperisë, z. Bujar Nishani.  Ai ritheksoi se është mik dhe mbetet një përkrahës i përhershm , i të gjithë shqiptarëve në Maqedoni.

Kurse, aktin me të cilin huliganët e pushtetit maqedonë e rrahën dhe deri në alivanosje deputetin e guximshëm të Parlamentit të Maqedonisë, tre muaj më parë, veprimtari i dalluar shqiptar nga SHBA, e quajti si një goditje për të gjithë shqiptarët , plagët e të cilit tha ai “u ndien tek çdo shqiptar si në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi, Camëri, dhe në gjithë diasporën”.

Comment

*