Mbi 220 viktima dhe shumë të zhdukur nga tërmeti në Meksikë

Tërmeti me fuqi 7,1 ballë të shkallës Rihter mendohet ta ketë pasur epiqendrën në Puebla

Denion Ndrenika

Po shkon drejt mbi 220 numri i personave që humbën jetën nga tërmeti që goditit Meksikën të martën.

Në shtetin federal Morelos, sipas guvernatorit Graso Ramirez viktimat janë 54, kurse në Puebla thuajse 20.

Tërmeti me fuqi 7,1 ballë të shkallës Rihter mendohet ta ketë pasur epiqendrën në Puebla dhe shkakoti dëme të mëdha gjithashtu në disa shtete fqinjë.

Sipas U.S. Geological Survey tërmeti i 19 shtatorit pati fuqinë shkatërruese 7,4 ballë të shkallës Rihter.

Enrike Penja Nieto (Enrique Peña Nieto), presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës njoftoi se nga shembja e një shkolle më shumë se 20 fëmijë humbën jetën dhe 30 të tjerë nuk gjenden, menduar të kenë mbetur nën rrënoja.

Zyrtarët meksikanë thanë se po punohet për të gjetur dhe ndërhyrë nën rrënoja për persona të zhdukur ose që mund të kenë shpëtuar.

Në rajonin jugor Kuernavaka (Cuernavaca) pranë kryeqytetit Meksiko Siti (mbi 20 milionë banorë) raportohet për shumë persona të mbetur nën rrënoja.

Tërmeti ra në të njejtën datë si 32 vjet më parë, kur në 1985 në Meksiko Siti humbën jetën mijëra vetë.

Në 7 shtator 2017 thuajse 100 vetë humbën jetën nga tërmeti 8,1 ballë Rihter me epiqendër në oqeanin Paqësor, që goditi Meksiko Sitin dhe Guatamela Sitin në jug të Meksikës.

Comment

*